Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se sot ka përfunduar ditën me nënshkrimin e një marrëveshje e që ka të bëjë më fuqizimin e grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i Vushtrrisë, ka shkruar se me anë të kësaj marrëveshje do të ketë një përkrahje më të madhe për banorët në këto zona, raporton Ekonomia Online.
“Përkrahja për aftësimin profesional për të rinjtë, gratë dhe burrat do të jetë e vazhdueshme”, ka thënë ndër tjera Idrizi.
Postimi i plotë:
Ditën e përfundova me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me drejtorin e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), z.Zenel Bunjaku, për të realizuar projektin “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”.
Përmes kësaj marrëveshje do të ketë përkrahje të grave dhe burrave në sektorin e bujqësisë, do të ndahen grante të vogla në sektorin e përpunimit të frutave, perimeve, ëmbëlsirave apo produkteve të qumështit.
Përkrahja për aftësimin profesional për të rinjtë, gratë dhe burrat do të jetë e vazhdueshme!