Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se do të ofrojë të gjitha llojet e certifikatave për përdorim brenda Republikës së Kosovës pa pagesë.
Lirimi nga pagesa bëhet për qytetarët që kanë vendbanimin në Vushtrri.
Kjo është mundësuar përmes Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale e Komunës së Vushtrrisë.