Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur aktivitete të ndryshme kulturo-artistike, të titulluara “Ditët e Diasporës”.
Me këtë rast, i pari i Vushtrrisë, Ferit Idri, çmoi lartë rolin dhe kontributin e diasporës vushtrriasve, duke përmendur etapa të ndryshme të shtetësisë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ata kanë dhënë rol të madh ndër vite, duke filluar që nga paslufta e deri më sot.
“Jemi shumë të gëzuar sonte që bashkërisht e ndajmë këtë natë që me fillimin e takimeve tradicionale tanimë ‘Ditët e Diasporës’. Neve na ndajtën dikur dallkët e egra të dhunës dhe terrorit por na bashkoi atdheu, na bashkoi vendlindja e na bashkoi Kosova për të cilën ju dhatë mundin, sakrificën, lotin dhe gjakun dhe tani ajo që na ndajti dikur sot na bashkon vendlindja, sot na bashkon liria e Kosovës”, tha Idrizi, teksa përmendi edhe krijimin e një platforme për regjistrimin e diasporës.
Idrizi e konsideron diasporën si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik në vend.
“Ju dhatë gjithçka për lirinë e Kosovës, për familjet e juaja andaj ndjehuni ngrohtë në familjet e juaja e në vendin tonë të përbashkët për të cilën ju dhatë mundin, ndjersën dhe sakrificën. Komuna e Vushtrrisë, tanimë i ka bërë tradicionale ‘Ditët e Diasporës’. Ne pos të tjerash kemi hapur edhe një platformë për regjistrimin e diasporës sepse kontributi dhe roli i diasporës ka qenë prej vitesh dhe mbetet shtylla qendrore e zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë por edhe tërë Kosovës”, tha ai.
Për fund, kryetari Idrizi ka ndarë disa mirënjohje për kontribuesit nga diaspora.