Komuna e Vushtrrisë përkujton Mehmet Konjuhin në 100-vjetorin e vdekjes

Vushtrri | 09 Shk 2024 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar Akademinë Përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, raporton Ekonomia Online.

Historiani Izet Miftari, përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Ferit Idrizi i cili për shkaqe shëndetësorë ju pamundësua pjesëmarrja.

Ai në emër të tij tha se janë mbledhur jo për të kërkuar hakmarrje por t’i përkujtoj sakrificat e tyre.

“Nuk jemi mbledhur këtu sot për të kërkua hakmarrje, as për të nxitur urrejtje, jemi mbledhur vetë që të përkujtojmë dhe të dimë të vërtetën tonë të rëndë dhe krenare. Jemi mbledhur këtu e ju bëjmë më dije brezave të rinj dhe atyre që vinë më pas se dy shtete tona Shqipërinë dhe Kosovën duhet t’i ruajmë si sytë e ballit nga se kushtuan shtrenjtë. Janë amaneti i brezave që sakrifikuan”, tha ai.

Profesor Mentor Hasani, i cili paraqiti një ekspoze të ngjarjeve të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, tha se ka kundërshtuar me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës.

“Mehmet Konjuhi kishte një rol kaq të madh në organizmin e rezistencës së armatosur në zonën e Shalës. Ai ishte një veprimtar mjaftë të shqyera dhe me përvojë. Ishte veprimtar i lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kundërshtoi me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës. Ishte pjesëmarrës në luftërat që janë zhvilluar në harkun kohorë 1909-1912”, tha ai.

Profesori i Fakultetit Filozofik në UP, Dorajet Imeri, tha se përkujtimet për të kaluarën dhe rrënjët tonë janë momenti më i mirë nga ku edhe duhet të nisemi.

Me këtë rast Komuna e Vushtrrisë ndau mirënjohje për rezistencë e sakrificë familjarë për pasardhësit e Mehmet Konjuhit, Zeka Mulaku, Rexhep Arifit.

Muhamet Mulaku, pasardhës i atdhetarit Zeka Mulaku, në emër të familjeve që pranuan mirënjohje,  falënderoi komunën për nderin që është duke u bërë.

“Është një falënderim i madh për organet e komunës që morën përsipër organizmin e kësaj ngjarje e cila është shume e rëndësishme për ne si pasardhës nga këto familje”, tha ai.

Të ngjashme