Komuna e Vushtrrisë planifikon investime në vlerë prej 12.28 milionë euro për 170 projekte në vitin 2024

| 03 Jan 2024 | 21:09 | Nga

Komuna e Vushtrrisë ka miratuar një plan të prokurimit për vitin 2024 me një fond prej 12,281,862.00€ për të financuar 170 projekte, këtë e ka bërë të ditur permës një postim në llogarin e tij në ” Facebook” kryetari i kesaj Komune Ferit Idrizi.

Ai tha se plani përfshin kontrata për furnizim, shërbime, punë dhe konkurse të projektimit, duke pasuar buxhetin e vitit dhe duke u përpjekur për të përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Kontratat afatgjata kanë një rëndësi të veçantë, përshtatësisht me Kornizën Afatmesme Buxhetore të komunës. #përqytetarët

Të ngjashme