Komuna e Vushtrrisë ka paraqitur nevojën për furnizim me veshmbathje për zyrtarë të drejtorive të ndryshme brenda komunës.
“Furnizim me veshmbathje”, thuhet në titullin e kontratës së shpallur. E këtu përfshihen kostume, këmisha, këpucë, kravata e rripa, shkruan Indeksonline.
Por, ky furnizim me veshmbathje ‘zyrtare’, do t’i kushtojë buxhetit 4 mijë e 140 euro.
Sipas një tenderi të publikuar, Komuna do ta nënshkruaj kontratën me 26 qershor ku nga dy operator ekonomik të interesuar, njërit i është dhënë kontrata.