Për nder të edicionit të 42-të mbarëshqiptar të poezisë “Takimet e poeteshave shqiptare”, i cili tradicionalisht mbledh poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare, është zbuluar pllaka “Takimet e poeteshave shqiptare”, raporton Ekonomia Online
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi ka thënë se kjo pllakat është frymëzim për të gjitha gjeneratat.
“Zbulohet kjo pllakë për herë të parë që është simbolika e një periudhë të gjatë kohore të kultivimit të poezisë në vargje e madje të thurur në këngë. Ka qenë inspirim dhe frymëzim për të gjitha gjenerata e reja që në Kosovë ka qenë edhe frymëzim për atdhedashuri”, ka thënë Idirizi.