Edhe pse deri te festat e fundvitit kanë mbetur rreth 2 muaj kohë, Komuna e Prishtinës, ka filluar dekorimet nëpër sheshet e kryeqytetit.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu deklaroi për Ekonomia Online se dekorimet kanë filluar më herët, në mënyrë që të arrihen në kohë.
“Në kryeqytet kanë filluar dekorimet për festat e fundvitit. Kjo gjë ka filluar pasi që ka qenë e paraparë në kontratën e bërë me kompaninë ‘Anea’. Poashtu kemi filluar më herët për shkak që mos të ketë vonesa”, tha Mullafazliu për EO.
E këto dekorime buxhetit të Komunës do t’i kushtojnë hiç më pak se 190 mijë euro.
“Çmimi total i peshuar i shërbimeve është 14.77 €, vlera indikative e kontratës është 190,000 me devijim të lejuar + – 3070”, thuhet në kontratë.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën publike për kryerjen e shërbimeve dhe punëve të mirëmbajtjes me ndërmarrjen private tregtare “Anea” në Fushë Kosovë.
Kontratën e plotë përkitazi me dekorimet e sivjetme të shesheve të kryeqytetit mund ta gjeni KËTU