Komuna e Mitrovicës ka njoftuar bizneset se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020.
Siç thonë Komuna, kjo po ndodhë pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku ka kërkuar që të shqyrtojnë kërkesën e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.
Andaj, siç shtojnë ata, deri sa nuk marrin ndonjë përgjigje nga Ministria, Komuna e Mitrovicës nuk do ta zbatojë këtë vendim sepse po e konsiderojnë si jo të ligjshëm.Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që inspektorët komunalë edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës.