Komuna me njoftim të rëndësishëm për bletarët

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ka nisur me dezinsektimin hapësinor në kryeqytët.

Përmes një shkrim në Facebook, Dragusha ka publikuar oraret për bletarë, teksa ka bërë thirrje për kujdes ndaj bletëve.

Dezinsektimi do të fillojë çdo ditë nga ora 19:30.

Dita e parë: 29.06.2024 – Ulpiana,Dardania,Arbëria,Shkabaj,Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

Dita e dytë: 30.06.2024 – Aktash,Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

Dita e tretë: 01.07.2024 – Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

Dita e katërt: 02.07.2024 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

Dita e pestë: 03.07.2024 – Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

Dita e gjashtë: 04.07.2024 – Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

“Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme