Komuna paguan një kompani 18 herë për 9 muaj

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 11:46 | Nga

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, është munduar ta shmangë përgjegjësinë për këtë çështje. Ka thënë se nuk janë drejtorët që i përcaktojnë fituesit e tenderëve, shkruan sot Koha Ditore.

Komunarët e Podujevës kanë paguar jo më pak se 18 herë një kompani private për nëntë muaj të këtij viti. Kur të pjesëtohen këta numra del që kjo kompani për çdo muaj ka marrë nga dy herë mjete nga Komuna.

Zyrtarët komunalë as nuk e kanë pohuar e as mohuar këtë fakt, ndërkohë që për opozitën kjo ka qenë diçka jonormale.

Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Bahri Selimi, ka qenë i pari që e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Ka thënë se pushteti po i favorizon kompani të caktuara, ndërsa ka kompani që nuk mund t’i afrohen as derës së komunës e jo të fitojnë tenderë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme