Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe drejtori komunal për Bujqësi, Murat Hoxha, sot kanë vizituar fermeren Gentianë Mustafa-Maloku, nga Pllaqica, e cila ka hapur një biznes familjar dhe merret me kultivimin e perimeve, përkatësisht, kjo fermere ka ndërtuar 27 ari serrë.
Gjatë vizitës, Begaj dhe Hoxha, janë njoftuar me punën që është duke e bërë kjo familje, në kultivimin e perimeve, si dhe me problemet që kjo familje përballet, pasi ky është viti i parë i kultivimit të perimeve. Sipas fermeres Mustafa-Maloku, përkundër angazhimit familjar, janë duke u përballur me problemit e ujit për ujitje, pasi nuk kanë ujë të mjaftueshëm për ujitjen e serrave.
Begaj i ka dhënë përkrahje për punën që janë duke bërë si familje, dhe si grua fermere, ndërsa i ka premtuar përkrahje nga ana e Komunës së Malishevës, për sigurimin e ujit për ujitjen e serrave, pasi hapësira është shumë e madhe, por edhe prodhimi në serrë është shumë i mirë.
Kjo përkrahje e komunës, është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në fushën e bujqësisë.