Pas reshjeve të jashtëzakonshme të borës në Gjilan ditën e djeshme, operatori ekonomik ka punuar me të gjitha kapacitetet 24 orë, duke bërë kështu që të gjitha rrugët të jenë të hapura dhe të kalueshme.
Kështu njoftoj sot komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media, mirëpo lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga ky qytet ku shihet se komuna është kujdesur vetëm për rrugët kryesore, ndërsa rrugët tjera janë të gjitha të mbuluar nga bora e akulli.
Në njoftim thuhej se nuk ka asnjë kërkesë nga ana e qytetarëve për ndonjë bllokadë eventuale, mirëpo banorët e fshatrave kanë drejtuar fotografi se rrugët nuk janë pastruar nga bora.