Komuna vazhdon me investime – Idrizi përuron disa rrugë në Vushtrri, prezanton projekte të reja

Vushtrri | 20 Tet 2023 | 10:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë, krahas arritjeve në shumë sektorë të jetës dhe punës së qytetarëve, kujdes të vazhdueshme po i kushton edhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore brenda dhe jashtë qytetit. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, bashkë me banorët, ka përuruar shtatë rrugë të cilat nuk janë rregulluar asnjëherë më parë, raporton Ekonomia Online.

Komuna me investime të vetanake ka ndërtuar me kubëza rrugët “Bekim Zenuni”, pastaj rrugën “Mursel Hyseni”, rrugën “Fehmi Tahir Istrefi”, “Adem Ademi”, “Miftar Hasani”, “Hazir Xhaka” dhe segmentin e rrugës “Bahri Kuqi”.

Qytetarët kanë shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë të angazhimit të qeverisjes lokale për këtë vepër vitale dhe jetësore. I pranishëm ishte edhe kreu i komunës, Ferit Idrizi.

“Ky është vetëm fillimi për këtë pjesë të qytetit. Jam shumë i sigurt dhe i vetëdijshëm se jemi në rrugë të mbarë me i realizuar për projektet që i kemi premtuat. Do të marrë një kahje krejt tjetër zhvillimi i qytetit dhe po ju siguroj çdo gjë që e kemi filluar tani është duke punuar me projekte”.

“E di që ju kam premtuar edhe projekte tjera gjatë fushatës, sidomos në këtë pjesë por një pjesë e kemi realizuar edhe tash jemi me detyra projektuese për parkun e qytetit, që është një projekt që e kemi premtuar. Mbi të gjitha më gëzon fakti që e kemi një ofrim dhe komunikim me juve sikur bashkëqytetarë që jemi, e çka do që të keni, ne jemi me juve dhe do të jemi kudo që e vlerësoni se duhet të intervenojmë”, tha Idrizi.

Të lumtur me këto rrugë u shprehën edhe qytetarët e kësaj ane. Sefedin Hasani, banor në njërën prej rrugëve të shtruara u shpreh i lumtur me këtë investim.

“Janë investime të qëlluara, jemi të kënaqur. E kanë ndërruar gypin e ujit që ka qenë prej viteve 80-ta. Kanalizimin e kemi pasur të vjetër me gypa F200 tash F400, edhe me punëkryesin jemi të kënaqur, kanë punuar pa hile dhe deri këtu jemi të kënaqur”, u shpreh ai.

Të ngjashme