Komunat e AAK-së kundër vendimit të Qeverisë Kurti që ua merr buxhetin, paralajmërojnë se do t’i drejtohen Kushtetueses

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 13:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur qëndrimin kundër Projektligjit të Buxhetit të vitit 2023, parashihet që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie së bashku me drejtorë komunash që udhëhiqen nga AAK-ja, Ramosaj tha se nëse nuk ka reflektim nga Qeveria, këtë vendim do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Në këtë paragraf është cenuar diçka që komunave u jepet me ligj dhe me Kushtetutë e që i japin qytetarët me taksat e tyre”.

“Praktikisht, ky është dëm në aspektin financiar që iu bëhet komunave. Por është dhe aspekti tjetër, që çdo ligj që amandamentohet duhet të ketë një procedurë të saktë që kur të bëhet ky propozim të pyeten komunat që t’i japin komentet e saja, kurse këtë rast është kontrabanduar ky nen në këtë Projektligj”, tha Ramosaj.

“Realisht ky është hapi i parë, hapat e tjerë do të jenë ligjorë deri në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Të ngjashme