Komunat heshtin për borxhin 15 milionësh

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë komunalë të katër komunave të rajonit të Prishtinës kanë dështuar të realizojnë shuma të mëdha parash nga të hyrat vetjake të grumbulluar ndër vite. Shifra e këtyre borxheve është më shumë se 15 milionë euro.

Përveç që kanë dështuar t’i mbledhin këto borxhe, zyrtarët komunalë të Podujevës, Fushë-Kosovës e Graçanicës për muaj të tërë vazhdojnë të mos kthejnë as përgjigje. Atyre u janë kërkuar përgjigje prej muajit nëntor të vitit të kaluar dhe u janë ripërsëritur pyetjet në janar, por të njëjtit kanë vazhduar të heshtin. Të vetmit që kishin dhënë përgjigje janë ata të Komunës së Obiliqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas raporteve vjetore të zyrës Kombëtare të Auditimit (ZAK), borxhi i grumbulluar ndër vite në këto komuna ka arritur në 15 milionë e 75 mijë e 524 euro. Në secilën komunë pothuajse është rritur shifra e të paarkëtueshmeve nga viti paraprak.

ZKA-ja ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së politikave adekuate dhe masave konkrete të komunave. Më së shumti mjete të parealizuara ka Komuna e Podujevës, pastaj ajo e Fushë-Kosovës, e Graçanicës dhe në fund është Obiliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme