Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur hipokrizi iniciativën e Asociacionit të Komunave të Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, Asociacionin e dominon opozita dhe se vendimin për heqjen e 100 eurove për tatimin në pronë e kanë bërë për të mirën e qytetarëve.
“Kjo na kthen në pikën fillestare që kemi thënë që kryesisht tek opozita e që në këtë rast edhe AKK dominohet nga opozita ka një lloj hipokrizie në vete për sa i përket asaj që pretendojnë. Nëse kërkesa ka qenë që të ulet barra tatimore për qytetarët ne ua kemi mundësuar me këtë ligj, e tash janë pikërisht komunat që kanë kërkuar që të hiqet barra tatimore për qytetarët që po e kundërshtojnë këtë masë”, tha ai, raporton EO.
“Ne çfarë kemi bërë si Qeveri është se ua kemi mundësuar përmes Ligjit dhe komunat duhet që të vendosin deri me 16 qershor. Deri në datën e djeshme kanë qenë 33.2 milionë euro,. Në tërë vitin e kaluar kanë qenë 34.5 milionë euro. Më duket absurde edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese sepse Qeveria nuk ka aspak ndërhyrje në këtë aspekt”, tha Murati.
LEXONI EDHE: