Në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet që patjetër të përfshihen edhe dëmet e luftës, po vlerësojnë personat që janë marrë me këtë çështje që nga pas lufta. Kjo ngase sipas tyre mospërfshirja do të ishte cenim i drejtësisë për familjarët dhe mohim i krimeve.
Historiani Shkodran Imeraj, i tha Ekonomia Online se Kosova do të duhet që të ishte në fazën e fundit që të argumentoj gjenocidin që është kryer nga forcat serbe.
Ai tha se Kosova duhet të insistojë që në marrëveshjen përfundimtare, në raport me Serbi të përfshihen edhe dëmet e luftës.
Sipas tij, presioni ndërkombëtarë mund të këtë stopuar Kosovën në këtë kërkesë që kjo çështje të jetë pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
Kjo sipas tij, pasi shumica e dëshmitarëve të atyre krimeve janë në moshë të shtyrë dhe për pesë vjetë e ardhshme sipas tij, pjesa më e madhe e dëshmitarëve e masakrave në Kosovë nuk do të jenë më gjallë.
“…kjo marrëveshja nuk është e fundit mund të themi që është një marrëveshje, parapërfundimtare por unë jam i bindur që Kosova duhet të insistojë dhe patjetër shteti ynë e ka për obligim që të insistojë që në marrëveshjen përfundimtare, në raport me Serbi të përfshihen edhe dëmet e luftës, pra të lypet kostoja e dëmeve të luftës dhe nuk duhet ta harrojmë këtu sepse shteti serb i ka marrë edhe kontributet e pensionistëve të Kosovës, dhe këto kontribute të cilat nuk janë paguar që 24 vite pas përfundimit të luftës, mendoj që në këtë marrëveshjen e Brukselit, respektivisht e Ohrit që po njihet tashmë, është dashtë të përfshihen faktikisht dëmet e luftës, por unë konsideroj që ndoshta ka qenë edhe presioni ndërkombëtar ai i cili e ka stopuar Kosovën në këtë kërkesë, por unë do të bëja thirrje që kjo çështje duhet të ngritet në marrëveshjen përfundimtare”.
“Tash, duke parë në këndvështrimin e përgjithshëm dëmet e luftës mund të kualifikohen në dy grupe mendoj. Në grupin e parë hynë dëmet në viktima, respektivisht në njerëz dhe në grupin e dytë i kemi dëmet e përgjithshme ekonomike. Sa i takon grupit të parë, të dëmeve të luftës, respektivisht të njerëzve, konsideroj që Kosova është në fazën e fundit finale për të arritur të argumentojë gjenocidin që është kryer në Kosovë, në aspektin njerëzor, për faktin se pjesa më e madhe e dëshmitarëve të cilët janë pothuajse dëshmitarë të pushkatimeve dhe të gjithandej masakrave në Kosovë janë goxha në moshë të shtyrë dhe konsideroj që shteti ynë është dashtë që ta rithemelojë sa më parë Institutin për Krime të Luftës dhe ky institut është dashtë që të dalë në terren ose do të duhej që të dilte në terren dhe t’i merrte dëshmitë nga këta dëshmitarë. Edhe përkundër që një pjesë të këtyre dëshmive i ka mbledhur Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, menjëherë pas përfundimit të luftës më 1999, por ka edhe shumë fakte dhe dëshmi tjera të cilat ende janë në brendësinë e atyre dëshmitarëve. Pra konsideroj që brenda 5 viteve, mendoj që në qoftë se nuk rrumbullakoset mbledhja e fakteve nga dëshmitarët okularë, atëherë dëshmitarët e pjesës më të madhe të masakrave në Kosovë nuk do të jenë më gjallë”.
Sa i përket dëmeve ekonomike, Imeraj tha se Kosova e ka një bazë të mirë të këtyre dëshmive, por që numër i madh i tyre që janë mbledhur nga komunat janë të papërpunuara.
“Ndërsa sa i takon dëmeve të grupit të dytë ashtu siç i ndamë, pra në dëme të karakterit ekonomik, Kosova e ka një bazë të mirë të këtyre dëshmive, janë Ligji për Masat e përkohshme që është vendosur në vitin 1991 dhe që nga atëherë ai ligj i ka dëbuar me mijëra shqiptarë nga puna, respektivisht nga ndërmarrjet e ndryshme ekonomike. Por edhe menjëherë pas luftës, komunat e Kosovës, është për fat të mirë që i kanë kryer regjistrimet e dëmeve të luftës, por unë kam pasur kontakt me një pjesë të mirë të komunave që i kam kërkuar këto raporte dhe i kam hulumtuar, është vetëm një defekt tek këto raporte, për faktin se këto raporte nuk janë të përpunuara, ekzistojnë vetëm në formularë ashtu siç janë mbushur menjëherë pas lufte dhe konsideroj që këta formularë duhet të përpunohen dhe të nxjerrën shifra të sakta”, tha ai.
Përderisa Jahir Bejta, kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, në një prononcim për Ekonomia Online se pavarësisht që kryeministri Kurti ka premtuar se do të gjejë zgjidhje për dëmet e luftës sa ka qenë në opozitë kjo nuk po ndodh.
Madje sipas tij, Kurti ka bërë edhe protesta të përgjakshëm e edhe kanë vdekur edhe njerëz, për këtë çështje.
“Ajo marrëveshje që shumë shkurtimisht e parasheh çështjen e të zhdukurve, por është një kaptin e hapur që lejon lidhjen e një dakordimi tjetër. Por fare nuk bëhet fjalë për dëmet e luftës. Kryeministri Albin Kurti, jo vetëm kur ka qenë në opozitë por gjatë fushatës zgjedhore ka qenë këmbëngulës se as një herë nuk do të lejoj shkeljen e të drejtave të njeriut. Ka folur për të zhdukurit, ka folur për dëmet e luftës, ka premtuar se do të ngrejë padi për gjenocid. Kryeministri Kurti është një njeri specifik, përfid, është njeri i cili dinë se si të shkoj me zik, zaket për të arritur qëllimin. Pra me të gjitha ato protesta që i ka bërë si i pari i VV-së, me to madje të përgjakshme, pat edhe vrasje të njerëzve, prangosu, në Kuvend prapë me këmbëngulje që nuk do të zbatoj zjednicë, nuk do të zbatoj as një të vetëm akt i cili shkon dëm popullit të Kosovës. Qiti gazë lotsjellës i bëri të gjitha edhe me të gjithë këtë përpjekje më gjithë këto veprime, edhe u bë i pari i vendit në qeveri, u bë kryeministër, por tash kryeministri Kurti nuk ka qenë ai që ka qenë përpara”.
Ai tha se si organizatë nuk janë duke gjetur mbështetje as nga kryeministri Albin Kurti e as nga presidentja Vjosa Osmani. Sipas tij, nuk ka fakte të mjaftueshme për dëmet që Serbia ka bërë në Kosovë, raporton EO.
“Kryeministri Kurti edhe presidentja Vjosa Osmani që tri herë vazhdimisht i drejtohemi, është derë e mbyllur për ngritjen e zërit edhe pse veprojmë në nivel vendi. Është vij e kuqe që të mos shtrihet shoqata nëpër të gjitha komunat e Kosovës, andaj palët e dëmtuara në cilësi e viktimave të luftës detyrohen që të rrugëtojnë edhe nga 100 kilometra për ti parashtruar provat të cilat klasifikohen e administrohen edhe hartohet kërkesë padia individuale. Nuk ka vullnet politik që kjo shoqatë të shtrihet”, tha ai.