Komunat prej nga vijnë 162 rastet e reja me Coronavirus

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 162 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 48, pastaj Peja me 21 raste dhe Ferizaji me 20 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Të ngjashme