Ligji për Tatimin në Pronë dhe ai për lejet e Ndërtimit vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në katër komunat veriore, Mitrovica e Veriut, Zubin -Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit, shkruan sot Koha Ditore.
Dy prej tyre, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Zveçanit vazhdojnë të veprojnë në bazë të një vendimi nga koha e UNMIK-ut, i cili nuk parasheh të hyra nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimi i pronave publike apo nga burimet e tjera të të hyrave komunale.
Kjo ka bërë që të hyrat vetjake të këtyre komunave gjatë vitit 2016 të jenë vetëm 50 mijë e 550 euro. E këto të hyra janë realizuar vetëm nga taksat administrative dhe ato për certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjeve.