Komunave iu kërkohet që t’u japin përparësi veteranëve në punësim dhe arsim

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 08:29 | Nga

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me anë të një shkrese u janë drejtuar komunave të Kosovës, duke kërkuar nga to që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e Ligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shkresë thuhet se komunat e Kosovës janë të obliguara që të garantojnë të drejtën e punësimit për kategorinë e pjesëtarëve të UÇK-së.

Më tej thuhet se veteranët në të njëjtën mënyrë kanë të drejtën e përparësisë që në kushte të barabarta të pranohen në institucionet arsimore publike dhe se kjo e drejtë realizohet jo vetëm si e drejtë në punësim, por edhe në shkollim për veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tyre.

Në fund të vitit të kaluar Qeveria është detyruar të sponsorizojë ndryshime në Ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, meqë nuk ka mundur të përballojë koston e përmuajshme për rreth 28 mijë ish-luftëtarë, shifër kjo më e lartë sesa ishte përllogaritur përpara se të bëhej regjistrimi zyrtar i veteranëve.

Këto ndryshime janë miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës, por që ligji nuk është nënshkruar ende nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Kjo, pasi partitë opozitare të cilat e kanë kontestuar përmbajtjen e këtij ligji e kanë dërguar atë në Gjykatën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme