Komunës së Prishtinës i kushtoi afër 158 mijë euro asfaltimi i një rruge: Pa u bërë një vit, rruga çahet

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Rruga ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë e cila u asfaltua në vjeshtë të vitit 2019, ka filluar të dëmtohet dhe asfalti ka nisë të çahet. 

Me 26 qershor të vitit 2019, Komuna e Prishtinës kishte nënshkruar kontratë me kompaninë SH.P.K OE ‘LEDI ING’, për rekonstruimin e rrugës ‘Hasan Remniku’ në kryeqytet, saktësisht në Kolovicë.

Kjo kontratë kishte vlerën totale 143 mijë e 837.79 euro. Mirëpo në tetor të vitit të kaluar, kompania e cila asfaltoi rrugën, kërkoi mjete shtesë për realizimin e punimeve.

Pasi u analizua se apo kryhet kontrata bazë, Komuna e Prishtinës i ka ndarë edhe 14 mijë e 123.40 euro për punët shtesë, me 22 tetor 2019. Pra në total ky projekt komunës së Prishtinës i ka kushtuar afër 158 mijë euro.

Mirëpo ende pa u bërë një vit i plotë nga rekonstruimi i ksaj rruge, asfalti ka filluar të plasarit dhe rruga është dëmtuar tej mase.

Në fanpagen ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, qytetarët kanë dërguar edhe fotografi të kësaj rruge e cila shihet se është dëmtuar shumë.

Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna që të bëj inspektime të ashpra të punimeve dhe kompanive të tilla të i tërhiqet vërejta.

Më poshtë keni fotografitë nga rruga ‘Hasan Remniku’, ku asfalti shihet i dëmtuar./GM


Të ngjashme