Përfaqësuesit e komunitetit të ashkalinjve të Kosovës, kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit që kanë pasur me fituesit e zgjedhjeve, Kurti e Osmani, ata kanë thënë se duan që ky komunitet të jetë sa më i përfaqësuar në Kosovë.
Qazim Rrahmani tha se ata kanë paraqitur kërkesat e tyre, por që s’kanë vë kushte. Ai tha se do të votojnë për zgjedhjen e presidentit.
“Kemi shprehur kërkesat tona, por nuk kemi pasur kushte. Duam që komuniteti ashkali të jetë sa më i përfaqësuar në Kosovë dhe të përmirësohet jeta e komunitetit tonë. Nuk janë diskutuar pazare politike e as çështje pozitash. Do të ketë vullnet politik që të për të na bërë pjesë të qeverisë. Votën për presidentin do ta japim patjetër”, ka thënë Rrahmani.