Komuniteti e Komuna iniciojnë themelimin e Teatrit të Fushë- Kosovës

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 31 tetor − Një grup artistësh, në njërën anë, dhe autoritetet komunale, në anën tjetër, e kanë iniciuar themelimin e Teatrit të Qytetit të Fushë-Kosovës. Kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha, tashmë i janë adresuar kërkesat për ta bërë me institucion teatror qytetin.

Derisa një grup prej tre artistësh – Kastriot Saqipi, Brahim Basha e Basri Shala – kërkesën drejtuar Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës e kanë protokolluar në fillim të shtatorit – drejtoresha për Kulturë e këtij qyteti, Nurije Avdiu, një kërkesë për inicimin e procedurave për themelimin e këtij institucioni e ka dorëzuar te kryetari ditën e hënë.

Themelimi i një institucioni që do ta ringjallte jetën teatrore në qytetin e Fushë-Kosovës është pikë e përbashkët. Drejtoria për Kulturë do të propozojë që teatri amator “Qëndresa” të shndërrohet në teatër të qytetit. Ky grup teatror, që herë pas here me subvencione komunale ka realizuar shfaqje në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti, ka traditë 45-vjeçare.

Sipas Avdiut, ideja është që teatri amator “Qëndresa”, që funksionon si organizatë joqeveritare, të shndërrohet në teatër të qytetit/ E.Berisha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme