Komuniteti RAE kërkon përfshirje më të madhe në edukim dhe arsimim

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Roma Education Fund” dhe Komisioni Evropian prezantuan projektet që synojnë mbështetjen e fëmijërisë së hershme në arsimin e lartë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, raporton EkonoimiaOnline.

Sofia Toska, nga organizata “Kosova Education Center”, tha se përmes këtij projekti synojnë të rritin sigurimin e vijueshmërisë së edukimit parashkollor dhe parafillor në klasa të rregullta dhe jo të segreguara.

“Projekti ka qëllim rritjen dhe sigurimin e vijueshmërisë në edukimin parashkollor dhe parafillor në mësim të rregullt dhe në klasa jo të segreguara. Kemi përfshirë shkollat publike, jemi të përfshirë në Prizren. Jemi munduar të eliminojmë barrierat ekzistuese dhe kemi luftuar të kemi klasa të rregullta për fëmijët“, tha ajo

Toska tregoi se kanë rritur edukimin e fëmijëve parashkollor

“Në klasat kemi bërë kushte te mira që fëmijëve mos t’ju mungojë asgjë. Kemi rritur edukimin e fëmijëve parashkollor.  Kemi ofruar trajnime dhe programe qe shërbejnë për arsimin cilësor si për fëmijët ashtu edhe për stafin. Planet janë si në fazën e parë vazhdimi i komunikimit vetëdijesimi i prindërve, identifikimi i familjeve të kthyera, për t’i ndihmuar dhe për të bërë regjistrimin në shkolla. Vazhdojmë me ofrua trajnime dhe shërbime sa më cilësore për fëmijët.”, ka thënë ajo.

Orhan Butiç, nga VORAE, tha se dy projektet qe kanë si organizatë është ofrimi i mundësisë së nxënësve të shkollave të mesme, një projekt që ofron 100 bursa bashkë me MAShT-in.

“Gjthashtu edhe programi i monitorimit që u ndihmon nxënësve të kalojnë barrierat qe kanë nëpër shkolla”, tha Butiç

Ndërsa, Mirjeta Qehaja nga “Roma Veristas Kosovo”, theksoi se ndihmon në rritjen. e kapacitete së studentëve romë, ashkali dhe egjiptianë.

“Komponent kryesor është edhe bursa qe ju ofrohet studenteve të komunitetit pasi që dihet që shumica nuk kanë kushte”, tha ajo.

Projekti do të implementohet në Kosovë me fokus specifik në komunat me pjesëmarrje të konsiderueshme të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian në popullatën e përgjithshme siç janë Lipjan, Ferizaj, Shtime, Podujevë, Suharekë etj.

Të ngjashme