Komuniteti shqiptaro-amerikan fton liderët në një takim online, vetëm AAK dhe Nisma konfirmojnë pjesëmarrjen

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Komuniteti shqiptaro – amerikan, u ka bërë një ftesë liderëve politik në Kosovë, për një takim të përbashkët online, para takimit të dy shtatorit në Uashington, por deri me tani vetëm Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka ftuar liderët në një takim të përbashkët, ende s’kanë përgjigje.

Para se të udhëtojnë drejt Shtëpisë së Bardhë, pritet të mbajnë një takim me dikë pikërisht nga ky vend.

Jo me amerikanë, por para 2 shtatorit liderët shtetërorë pritet të takohen me përfaqësuesit e shqiptarëve në Amerikë, veçse në mënyrë elektorinike.

Ata kanë ftuar krerët e institucioneve e të partive me qëllimin që të informohen për çështjet që do të diskutohen në takimin e 2 shtatorit.

Në kërkesë janë shënuar edhe tre orare të cilat do t’u përcillen të ftuarve për të gjetur një orë të përshtatshme për mbajtjen e video-konferencës.

Megjithatë nga komuniteti shqiptaro-amerikanë janë të vetëdijshëm se është e vështirë që krejt liderët të bëhen bashkë me një vend.

Sipas Gashit ka një optimizëm për të marrë pjesë në këtë takim.

Por nga Qeveria e Kosovës në një përgjigjie për T7 kanë thënë që akoma nuk  e kanë shqyrtuar pjesëmarrjen.

Ndërsa nga Nisma dhe AAK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës nuk iu kanë përgjigjur televizionit.

Të ngjashme