“Visa Freedom For Kosovo” po shtegton edhe në Pejë! Ky turne si lokacion tani ka kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ndërsa nis më datë 07 nëntor duke filluar nga ora 20:00!
Dy grupe nga Zvicra, “DIE DIE BE”, “TERRY BLUE” si dhe një grup muzikor nga Kosova i quajtur “ZWADA”, do të performojnë në kuadër të turneut “VISA FREEDOM FOR KOSOVO”, turne ky ku si qëllim kryesor ka promovimin e lirisë së lëvizjes. Përveç kësaj, kjo ngjarje ka për qëllim edhe mbështetjen e të rinjve për të qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm deri në realizimin e kësaj të drejte të mohuar për kosovarët. Muzika shënjon një prej formave më të fuqishme të reagimit ndaj padrejtësive, prandaj edhe është mjet përbashkues.
Për grupet:
“Die Die Be” janë një kolektiv nga Zvicra. Karakteristikë e këtij grupi janë artistët dhe muzikantët e ndryshëm të cilët e bëjnë unik organizimin e tyre. Në Kosovë, ata do të vijnë për të transmetuar materien dhe shpirtin, dy synime këto që tash e disa vite i ndjekë grupi.
Më shumë: https://diediebe.ch/artist/die-die-be/.
“Terry Blue” është bend i krijuar në vitin 2015 dhe janë nga Zvicra. Zhanri i tyre është elektro-folk dhe pop.
Më shumë: https://mx3.ch/terrybl.
“ZWADA” është grup muzikor ku tash e sa kohë përmes formave të ndryshme synon të pasurojë skenën e muzikës alternative në Kosovë. Edhe pse të frymëzuar nga zhanret indie-rock, punk e të ngjashme, ata synojn që muzika e tyre mos të karakterizohet njëanshëm, por të ketë shumë rryma në të.
Më shumë: https://www.instagram.com/zwadaa/.