Një konduktor është sulmuar me grushte dhe shkelma nga një person.
Ai i kishte kërkuar atij që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
SULM
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 28.08.2021-21:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.