Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me homologun e tij anglez, Boris Johnson në Skoci, ku po merr pjesë në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij Facebook, teksa ka arritur në këtë konferencë.
Kryeministri i Britanisë është dhe pritësi në konferencën COP26.