Konferenca e Rambujesë, Hasani tregon se si ishte refuzuar viza për në Paris: Unë e kam ditë afërsisht arsyen…

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, që ishte pjesë e ekipit në Konferencën e Rambujesë që i kishte hapur rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO’s në Kosovë, ka treguar mbrëmë se si i ishte refuzuar viza dhe s’kishte mundur të shkonte në Paris, ku ishte mbajtur raundi i dytë i bisedimeve.

Ai tha se arsyeja ka qenë pikërisht roli në Rambuje.

“Në Paris nuk kam qenë për shkak se s’kam mujt me marr vizën, për arsye se viza është çështje diskrecionale e shtetit s’ta jep arsyen, por unë e kam ditë afërsisht pse për shkak të rolit në Rambuje…”

Hasani ka thënë se për këtë cështje do të shkruaj më shumë në autobiografinë që është duke e përgatitur.

Hasani ka thënë se nëse nuk do të pranohej Marrëveshja e Rambujesë, lufta do të vazhdonte dhe se kjo do të ishte fitore e madhe për Millosheviqin.

“Kish vazhdu lufta, tragjedia dmth kish vazhdue dhe ajo kish me qenë fitore e madhe për Milloshevqin, sepse perëndimi i ka pasur duart e lidhura, siç e thotë edhe Madeleine Albright dhe siç e thonë edhe tjerët”, ka thënë Hasani në DPT te Fidani.

Të ngjashme