Në Kolegjin AAB sot ka filluar punimet Konferenca Ndërkombëtare Studentore, në të cilën po marrin pjesë një numër i madh i studentëve nga vendi, rajoni dhe nga bota.
Hapjen e Konferencës e bëri Prorektori për Shkencë i Kolegjit AAB, prof. Hasan Saliu, i cili tha se Kolegji AAB gjatë gjithë kohës organizon Konferenca Shkencore, duke shtuar se kjo Konferencë Kërkimore Ndërkombëtare sot është vetëm një vazhdim dhe angazhim tjetër i studentëve tanë.
“Kolegji AAB deri më tani ka organizuar disa konferenca shkencore ndërkombëtare nga fusha të ndryshme studimi, si ato tw komunikimeve dhe studimeve mediatike, tw drejtësisë, psikologjisë, konferenca të ekonomisë, ajo e çështjeve sociale, linguistikës etj.. Këto konferenca janë organizuar në AAB në partneritet të ndryshëm rajonal e ndërkombëtar, si Universitetin e Tiranës, Elbasanit, Sarajevës, Osjekut, Universitetin e Peruxhës, ndërsa në qershorin e kaluar një panel i ishte rezervuar AAB-së nga Universiteti publik i Milanos” tha Saliu.
Punimet e Konferencës Studentore Ndërkombëtare, i përshëndeti edhe krytarja e Unionit Studentor të Kolegjit AAB, Flaka Vitaku. Ajo tha se US i AAB-së po bën një punë të mirë dhe me shumë entuziazëm. Me këtë rast ajo përmendi disa aktivitete me rëndësi që janë zhvilluar në kuadër të këtij Unioni si: krijimi i eventeve të ndryshme, debate publike me studentët, aktivitete nacionale, etj..
Konferenca studentore e AAB-se mbahet për herë të parë në hapsirat e Kolegjit AAB, ndërsa punimet e Konferencës do të zhvillohen gjatë tërë ditës në sesione të ndara. Kontribut me punimet e tyre shkencore në Konferencë kanë dhënë edhe studentët nga Ukraina, Turqia, Shqipëria, etj…
Studentët pjesëmarrës potencuan se kjo Konferencë është një mundësi e përsosur për të prezantuar kërkimin tona, për të krijuar miq të rinj, për t’u argëtuar dhe për ta njohur Kosovën.