Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar raste të reja me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.
“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.