Gjatë ditës së sotme në Prizren në dy raste të ndara është konfirmuar vdekja e dy personave, 72 e 59 vjeç. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se 72 vjeçari B.K., është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në rrugën “Shuaip Spahiu”, ndërsa në rrugën “Adem Jashari” 59 vjeçari N.Sh., ishte hasur pa ndjenja, por që më pas në spital u konfirmua vdekja e tij.
Këto detaje i dha për Express zëdhënësi Shaqir Bytyqi, të dy rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.
Konfirmimi për dy rastet nga zëdhënësi Bytyqi:
Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00 ,rrugën Shuaip SPAHIU në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kane dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar.
Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 ,rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person I shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Me vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur.
Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kane dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar.
Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar.