Janë konfirmuar edhe katër raste me koronavirus në Krujë.
Mësohet se tre prej të infektuarve janë punonjës të një fasonerie ndërsa një tjetër i infektuar është djali i njërës prej punonjëseve.
Ndërkohë mësohet se Policia bashkiake e Krujës ka mbyllur që në orët e para të mëngjesit të sotëm tregun e fruta perimeve në qytet, si një masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit deri në plotësimin e kushteve higjieno-sanitare, raporton Lapsi.al.