‘Konfirmohen’ largimet e para nga Reali për merkaton e verës

MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 17: Vinicius Junior of Real Madrid celebrates scoring his team's first goal from the penalty spot with teammates Arda Gueler and Thiago Pitarch during the UEFA Champions League 2025/26 Round of 16 Second Leg match between Manchester City FC and Real Madrid CF at City of Manchester Stadium on March 17, 2026 in Manchester, England. (Photo by Alex Pantling - UEFA/UEFA via Getty Images)
Prishtinë | 27 Mar 2026 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës, si në afrime ashtu edhe në largime.

Sa i përket daljeve, dy lojtarë janë pothuajse të sigurt që do të largohen: David Alaba dhe Dani Ceballosi.

Kontrata e Alabas nuk do të rinovohet para se të skadojë në qershor, ndërsa sipas “Marca”, edhe Ceballos nuk ka të ardhme në “Bernabéu”.

Mesfushori spanjoll, i cili është i dëmtuar që nga shkurti, nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

Dalja në skenë e talentit Thiago Pitarch ka bërë që roli i tij të zvogëlohet edhe më shumë, ndërsa një mesfushor i ri pritet të transferohet gjatë verës, duke e bërë Ceballosin të tepërt për sezonin 2026/27.

Ceballos tashmë ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe, sipas raportit, preferenca e tij është e qartë: një rikthim te Real Betis.

Ai ëndërron të rikthehet te klubi i fëmijërisë, me të cilin ka qenë pranë ribashkimit disa herë në vitet e fundit.

Megjithatë, një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë.

Betis nuk pritet të ketë shumë hapësirë financiare dhe gjithçka do të varet nga kushtet që do të vendosë Real Madridi dhe nëse ato do të pranohen nga drejtuesit sportivë të klubit, përfshirë Manu Fajardo.

Për momentin, fokusi kryesor i Ceballosit është rikthimi në fushë me Real Madridin.

Ai dëshiron ta mbyllë aventurën në “Bernabéu” në mënyrë pozitive para se të largohet në verë.

Edhe pse Betisi mbetet një nga opsionet kryesore, nuk është i vetmi klub i interesuar, pasi ekipe nga La Liga dhe Premierliga po monitorojnë situatën e tij.

Të ngjashme