Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe ka njoftuar qytetarët se dy shitës të fidanëve në Malishevë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë personat që kanë blerë fidanë dhe kanë pasur kontakt me ta, të lajmërohen në QKMF
“NJOFTIM Të dashur qytetarë krushjan, ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë pasur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetizolim”, ka thënë ai.