Katër persona në Gjermaninë jugore rezultuan pozitivë për variantin e koronavirusit Omicron, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 , thanë autoritetet shëndetësore të shtetit Baden-Württemberg.
Tre nga pacientët ishin kthyer nga një udhëtim pune nga Afrika e Jugut më 26 dhe 27 nëntor, ndërsa i katërti është i afërm i njërit prej të infektuarve nga Afrika e Jugut, raporton oranews.
“Të katër janë plotësisht të vaksinuar. Analiza e bërë nga shërbimi shëndetësor shtetëror konfirmoi se të gjithë janë infektuar nga lloji i ri i virusit”, theksuan autoritetet shëndetësore, duke shtuar se të katër po shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit dhe janë vendosur në karantinë.