Maqedonia e Veriut ka konfirmuar dy raste të reja me koronavirus, ditën e sotme duke e çuar në 9-të numrin total të të infektuarve.
Njoftimin e bëri ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për shtyp.
Dy personat e infektuar janë fqinjët e çiftit nga Dibra, që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus.
Filipçe kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet ndërsa paralajmëroi edhe masa shtesë si mbrojtje nga koronavirusi