Këngëtari me famë botërore, Maluma kishte paraparë të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.
Mirëpo për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, koncerti u anulua dhe madje i gjithë turneu i 26-vjeçarit u shtye për një kohë të pacaktuar.
Mirëpo së fundmi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneuttë tij “11/11”, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë.
Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020.
Lokacioni mbetet i njëjtë, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, gjersa para Tiranës, destinacioni i tij do të jetë Greqia.
E gjithë kjo pritet të ndodhë me shpresën se situata alarmante e krijuar për shkak të coronavirusit do të normalizohet deri atëherë.