Një dozë e vetme e psilocibinës, përbërës ky që gjendet në “kërpudhat magjike” mund t’i lehtësoj simptomat e ankthit dhe depresionit tek pacientët me kancer, shkruan CNN.
Në fakt pacientët të cilët janë të diagnostikuar me kancer, kishin raportuar që pasi kishin marrë doza të “kërpudhave magjike” gjendja emocionale e tyre ishte përmirësuar dukshëm.
“Studimet tona sugjerojnë, që terapia me këtë përbërës psikoaktiv, është një terapi shumë premtuese në përmirësimin e gjendjes emocionale tek pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me kancer”, tha Dr Stephen Ross, profesor në Departamentin e Psikiatrisë në New York.
Sipas Ross, nevoja për gjetjen e një terapie efikase për lehtësimin e simptomave të ankthit dhe depresionit tek këta persona, ka qenë urgjente. Kjo për shkak se dihet që 98% e personave, që janë të diagnostikuar me kancer kanë probleme edhe me shëndetin mental duke përfshirë depresionin dhe ankthin.
Ross dhe ekipi i tij sugjerojnë, që ky ndikim mund të jetë për shkak se truri i njeriut ka aftësi të mësohet dhe adaptohet më ndryshime, të cilat vijnë nga ambienti jashtëm.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, studimi i fundit edhe një herë e konfirmon, që psilocybina mund ta trajtoj në mënyrë efikase depresionin dhe ankthin, tek personat e diagnostikuar me kancer.