Konfirmohet nga Apeli, shtyhet ekzekutimi i Regullores për organizimin e brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së
Avokati Ardian Bajraktari, ka deklaruar se Gjykata e Apelit ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, e cila e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Regullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së.
Bajraktari ka shprehur bindjen se epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë në favor të tyre, raportom Ekonomia Online.
“Sot pranova Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku kjo e fundit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Regullores me numer 1024 dates 08.04.2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së, si dhe e ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departmenti për Çështje Administrative A. nr. 1795/2024, të datës 13.5.2024. I bindur dhe shpresëplotë se i tillë do të jetë edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor. Besimi në drejtësi rritet me vendime të drejta”, ka shkruar ai.