Tifozët do të rikthehen në palestrat e Kosovës. Ndeshjet e Final 8 në basketboll që mbahet në Suharekë do të luhen në praninë e tifozëve.
Tashmë kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Zëvendësministri, Arbër Grabovci e konfirmoi për Gazetën Express se do të lejohen deri në 200 tifozë në ndeshjet e Final 8.
“Po tifozë do të ketë. Do të lejohen nga 200 tifozë” – theksoi Grabovci.
Ndeshjet e Final 8 zhvillohen nga 3 shkurti deri më 7 shkurt.