Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.
Lajmin e ka publikuar stacioni privar televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve.
Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.
Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive . Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV. TCH