Edhe pse kah fundi i vitit të kaluar u raportuar se Jessie J dhe Channing Tatum e kanë ndërprerë lidhjen e tyre, burme pranë çiftit thonë se ata janë pajtuar sërish.
Qe disa javë po spekulohet se këngëtarja dhe aktori janë prapë bashkë, ndërsa Cosmopolitan raporton se çifti është bashkuar pas ndërprerjes dymujore.
Pasi qëndruan larg njëri-tjetrit, yjet e famshme e kuptuan dashurinë që e ndjejnë, kanë thënë burimet pranë tyre.
“Duket se sërish janë shumë të lumtur dhe po kalojnë kohë bashkë. Kjo ndarje vetëm sa e ka forcuar lidhjen e tyre”, ka thënë një burim duke shtuar se këngëtarja po qëndron në shtëpinë e aktorit.
Jessie dhe Tatum u ndanë nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mediat asokohe kishin raportuar se ata i kanë ruajtur raportet miqësore.