Zyra për media e kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se sot zhvillohet takimi i kryeministrit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Sipas këtij njoftimit takimi pritet të mbahet në orë 16:30, në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar” thuhet në njoftim.