I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kurti në njoftimin e tij në Facebook tha se para dy dite i ishin shfaqur disa simptoma të lehta.
Zëdhënësi i VV-së Përparim Kryeziu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.
“Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar sot vetë z. Kurti, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë”.
Madje ai tha se Kurti është duke kryer detyrat duke respektuar masat e sa i përket izolimit.
“Albin Kurti po kryen detyrat e veta dhe funksionin vazhdon ta kryejë duke respektuar në plotin masën e izolimit”.