Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie ka konfirmuar edhe rastin e tretë të prekur me Coronavirus në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Presoni i prekur me virus është familjarë i 77 vjetarit nga Vitia, të konfirmuar të premten me Coronavirus.
“Sot këtu me keqardhje duhet të njoftoj edhe për një rast të ri pozitiv për një të afërm të pacientit nga Vitia”.
Ai luti qytetarët të respektojnë rekomandimet nga institucionet shëndetësore.
Vitia foli edhe për mungesën e masave mbrojtëse, ku tha se tha se gjendja nuk është e mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në secilin vend të Evropës.
“Gjendja nuk është e mirë në mënyrën qysh do dëshironim. Jo vetëm në Kosovë secilin vend të Evropës. Problem është sigurimi i masave mbrojtëse. Jemi në limitet e stokut”, tha ai
Vitia tha se fatkeqësisht kanë hasur në ngritje të çmimeve për pajisjet mbrojtëse që sipas tij, disa operatorë e kanë shfrytëzuar situatën.
“Rritja e çmimeve kemi hasur në ngritje qe për fat të keq disa nga operatorët e kanë shfrytëzuar këtë situatë. Jemi duke identifikuar rastet dhe janë njoftuar organet përgjegjëse do të merren masat”, tha ai.
Vitia tha se të gjitha rezervat që kanë për materiale mbrojtëse do t’i dërgojnë në Klinë dhe Viti.
“Sa i përket Vitisë dhe Klinës, në procedurën që e kemi zhvilluar një javë më herët kemi siguruar material me vlerë 100 mijë eurosh dhe tashmë jemi në rezervat e fundit. Sot kemi udhëzuar që të gjitha këto rezerva të mbetura të shpërndahen në komunën e Klinës dhe Vitisë”.
“Përndryshe është në procedurë një shumë prej 400 mijë eurosh që është dhënë me urgjencë nga Qeveria e Kosovës – Ministrisë së Shëndetësisë, dhe presim që deri të martën ose të mërkurën kjo procedurë të përfundojë”.
Ai tha se janë gjurmuar edhe personat të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit nga këto dy komuna.
Vitia tha se për policët që punojnë në ambient të hapur e në distancë nuk kanë nevojë të mbajnë maska.
“Policia kur është në ambiente të hapura, qëndron në distancë nuk ka përhapje të virusit. Policia në vende të hapura nuk është e domosdoshme të mbajë maska”, tha ai.
LEXONI EDHE: