Polonia ka konfirmuar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Varshavës pas hyrjes së dronëve rus në hapësirën ajrore polake.
“Po e tërheqim vëmendjen e botës te ky sulm i pashembullt rus me ronë ndaj një anëtari të OKB-së, BE-së dhe NATO-s” – tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, raporton gazeta “The Guardian”.
“Unë kam folur në Këshill të Sigurimit të OKB-së në të kaluarën dhe mua më dukej se argumentet tona rezononin, se ato depërtuan. Ende nuk kemi vendosur se kush do të flasë në emër të Polonisë” – tha kryediplomati polka.
Ai këmbënguli se sulmi ndaj hapësirës ajrore polake ishte i qëllimshëm.
“19 shkelje të hapësirës sonë ajrore, disa dhjetëra dronë të identifikuar, disa të rrëzuar, aksioni zgjati shtatë orë, tërë natën – pra, nuk mund të themi se ishte aksident” – tha Sikorski.
Sipas tij, Polonia po pranon “cunami” të deklaratave mbështetëse nga aleatët, por “ka nevojë që kjo të përkthehet në fakte”.
Ai gjithashtu paralajmëroi kundër sugjerimeve se dronët kishin prejardhje ukrainase e jo ruse, duke i cilësuar ato si pjesë të fushatës ruse të dezinformimit.