Konfirmon Prokuroria: 10 prokurorë të komunitetit serb kanë ofruar dorëheqje

| 07 Nën 2022 | 15:02 | Nga

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.​

Të ngjashme