Konfirmon Shtëpia e Bardhë, dërgon delegacion në Islamabad për vazhdimin e negociatave me Iranin

Prishtinë | 24 Pri 2026 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Islamabad në Pakistan për bisedime të mëtejshme me Iranin.

Sipas BBC, do të nisen të shtunën në mëngjes për të vazhduar negociatat në Islamabad të Pakistanit.

Kujtojmë që sot gjatë ditës, nga mediat e huaja është raportuar se Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas, pritet të vizitonte kryeqytetin pakistanez, Islamabad, të premten për të diskutuar propozimet për rifillimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte planifikuar të takohej me negociatorët amerikanë.

Të ngjashme